Kanadaja ka dënuar fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës më herët sot dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së oficerit të vrarë në krye të detyrës.
“I bëjmë jehonë thirrjeve që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të rivendoset qetësia dhe stabiliteti”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kanadasë në Kosovë.