image Kampioni i trefishtë botëror i bashkohet ushtrisë ukrainase

Botë

Kampioni i trefishtë botëror i bashkohet ushtrisë ukrainase

news image

Boksieri i njohur ukrainas Vasyl Lomachenko është kthyer në shtëpi dhe është regjistruar në ushtrinë në përpjekje për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit të tij nga ushtarët rusë.

34-vjeçari, i cili ka qenë kampion bote në boks në tre pesha të ndryshme, fillimisht u raportua se ishte nisur për në Greqi pas pushtimit rus, por tani është rikthyer për t’iu bashkuar betejave, shkruan dailymail, përcjell Gazeta Sinjali.

Duke ripostuar një mesazh nga kryetari lokal Vitaly Hrazhdan, i cili gjithashtu është fotografuar, Lomachenko ndau një foto në faqen e tij në Facebook, i veshur me uniformë ushtarake.

Në mesazh thuhet: “Batalioni i Mbrojtjes Territoriale Belgorod-Dniester është formuar dhe armatosur. Boksieri Vasyl Lomachenko është në mbrojtje”.

Vasyl Lomachenko (left) has enlisted in the Ukrainian territorial army to fight against Russia

Sipas raportimeve, ka qenë disa ditë të ngarkuara për legjendën e boksit, udhëtimi i të cilit nga Greqia për në Ukrainë ishte i gjatë dhe i ndërlikuar.

Thuhet se ai duhej të shkonte fillimisht në Bukuresht në Rumani, përpara se të udhëtonte për në Ukrainë për të shkuar në qytetin e tij të lindjes, Odessa.

Lomachenko nuk është i vetmi boksier i famshëm ukrainas që ka ndërruar një jetë luksoze për vijën e parë, ku edhe Wladimir dhe Vitaly Klitschko i janë bashkuar luftës.

/GazetaSinjali/