Manchester City e ka nisur me fitore bindëse sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mposhti sonte Crvena Zvezdën.
Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 3:1.
Skuadra serbe kaloi e para në epërsi me golin e Osman Bukarit (45’), por “Qytetarët” nuk lejuan befasi dhe përmbysen gjithçka në pjesën e dytë.
Julian Alvarez (47’, 60’) dhe Rodri (73’) shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të Evropës.
Pas xhiros së parë në Grupin G prin Leipzigu me tri pikë, aq sa ka edhe Manchester City si i dyti.
Crvena Zvezda dhe Young Boys, dy skuadrat pa pikë, renditen në pozitat tre dhe katër.