image Kampioni e nis me fitore mbrojtjen e titullit, Madrilenët triumfojnë me përmbysje ndaj Almerias

Futboll

Kampioni e nis me fitore mbrojtjen e titullit, Madrilenët triumfojnë me përmbysje ndaj Almerias

news image

Real Madridi e ka nisur suksesshëm mbrojtjen e titullit kampion.

Madrilenët kanë triumfuar si mysafir i Almerias me rezultat 2-1.

Galaktikët u befasuan që në start të ndeshjes duke pësuar gol nga sulmuesi Largie Ramazani.

‘Mbretërit’ sidoqoftë bënë kthesën, duke realizuar fillimisht me anë të Lucas Vasquez i cili barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 61-të.

‘Heroi’ i madrilenëve doli të jetë i sapo inkuadruari në lojë, David Alaba, i cili realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e 75-të, për rezultatin 2-1, i cili doli të ishte fitues i ndeshjes.

Real Madridi kështu mbledh tre pikët e para të edicionit e ri, duke bërë një fillim të mbarë të kampionatit.

/GazetaSinjaliSport/