Elita e futbollit francez, Ligue 1, ka filluar javën e kaluar, ndërsa xhiroja e dytë ka nisur dje, shkruan Sinjali Sport.
Lorient minimalisht e ka mposhtur Moncon me rezultat 1-0, pas golit të Terem Moffi nga penaltia.
Kjo ishte fitorja e parë e Lorient derisa kanë edhe një barazim, ku kryesojnë në këtë fillim të sezonit me katër pikë, ndërsa Monaco pas barazimit në javën e kaluar, vazhdon të presë pikët e plota.
Sot në Ligue 1, do zhvillohen dy përballje, ku kampioni në fuqi Lille do luaj si nikoqire e Nice, derisa PSG përballet me Strasbourgun.
Kampioni i sezonit të kalum Lille e pret Nice me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy”.
Përderisa, nënkampioni PSG është nikoqire e Strasbourgut me fillim nga ora 21:00 në “Parkun e Princave”.
Skuadra parisienë është në kulmin e kënaqësisë pasi transferuan një nga më të mirët e këtij sporti, Leo Messin.
Megjithatë, kryeqytetasit duhet të presin debutimin e argjentinasit, pasi sot nuk do ndodhë. /GazetaSinjaliSporti/