KB Bashkimi ka fituar një ndeshje mjaft të vështirë, transmeton Sinjali Sport.
Skuadra nga Prizreni mposhti në udhëtim, KB Yllin, me rezultat të ngushtë 55:60.
Një përballje që u mbyll me pak pikë, pasi ana defensive ishte në nivel.
Fundori kosovar, Valon Bunjaku, ishte më efikasi në këtë takim, duke realizuar 15 pikë dhe 8 pikë.
Në anën tjetër te vendasit asnjë basketbollistë nuk shënoi pikë dyshifrore, mirëpo 9 pikët e Erjon Kastratit ishin më të mëdha.
Kjo ishte fitorja e parë për prizrenasit, derisa pas dy ndeshjeve therandasit ende nuk kanë asnjë fitore. /Gazeta Sinjali Sporti/