image Kampionët e xhudos po bëhen gati për Botëror dhe për Olimpiadë

Sporte Luftarake

Kampionët e xhudos po bëhen gati për Botëror dhe për Olimpiadë

news image

Xhudistët më të njohur nga Kosova do të marrin pjesë në një kamp olimpik, i cili do të mbahet në Tata të Hungarisë.

Në këtë kam, të organizuar nga Federata Hungareze e Xhudos, do të mblidhen 300 xhudistë nga 38 shtete të katër kontinenteve të botës.

Nga Kosova, pjesëmarrës në kamp do të jenë kampionet olimpike, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, si dhe xhudistët tjerë kampionë dhe medalistë si Loriana Kuka, Akil Gjakova, Shpat Zeka, Anes Veseli, Rios Kuka, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Fatjona Kasapi, Debora Gjakova, nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka dhe asistent trajnerit, Fatos Tabaku.

Ky kamp është pjesë e përgatitjeve drejt Kampionatit Botëror që do të mbahet në datat 7-12 maj në Katar dhe garave kualifikuese për Lojërat Olimpike në Paris 2024. 

/GazetaSinjali/