image Kamioni qarkullon lirshëm pa drita sinjalizuese në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

Sinjalizime

Kamioni qarkullon lirshëm pa drita sinjalizuese në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

news image

Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, sonte një vozitës nuk i kishte ndezur dritat as në mbrëmje dhe po qarkullonte lirshëm në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se kamioni ishte i ngarkuar edhe me rimorkio dhe asnjëra prej tyre sipas rregullave të trafikut nuk posedonte shenja sinjalizuese.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/