image Kamioni del nga rruga në Klinë, shoferi përfundon në spital

Siguri

Kamioni del nga rruga në Klinë, shoferi përfundon në spital

news image

Një person është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar, pasi që kamioni që ai drejtonte rëshqiti nga rruga në fshatin Dollc të Klinës, sonte rreth orës 18:50.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se i lënduari fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë për t’u transferuar pastaj në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 18:50, në fshatin Dollc të Klinës, një kamion me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut është vetaksidentuar, pasi që ka rrëshqit. Shoferi ka pësuar lëndime, e kanë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë e pastaj në Spitalin regjional të Pejës”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/