image Kamberi reagon pas presionit që po iu bëhet shqiptarëve në institucione në Luginë

Rajon

Kamberi reagon pas presionit që po iu bëhet shqiptarëve në institucione në Luginë

news image

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se ftesa për intervistim, të cilën policia e paraqet si arrestim është nga mosdija profesionale apo tendencë qëllimkeqe për frikësim.

Kamberi përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se sot me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësire publike, në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar ish-likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit.

Edhe pse për t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore përsëri zgjodhën metodën e pakuptimt të shoqërimit deri në prokurori, të ish drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e tij”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi.

/GazetaSinjali/