Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka tërhequr vëmendje të madhe me performancën e saj në koncertin zhvilluar të martën nga Rita Ora. Ajo dhuroi shumë atmosferë me energjinë e saj shpërthyese. Mirëpo, pak para se të ngjitej në skenë këngëtarja tregoi se ishte shumë e sëmurë dhe kishte marrë shumë ilaçe.
Në koncertin e mbajtur të martën nga Rita Ora, në Tiranë, performoi edhe këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, e cila në rrjetin social Instagram, ka treguar për fansat se para koncertit, ka pirë një mal me ilaçe, sepse ka qenë shumë e sëmurë.
“S’e keni idenë sa sëmurë jam sot, por shfaqja duhet të vazhdojë siç bën gjithmonë. Kam pirë gjithë farmacinë sot. Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas, sepse jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar sepse kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”, shkroi Ronela në Instagram.