Vendimi për ndarje nga bashkëshorti gati sa nuk i kushtoi me jetë një gruaje në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Pejë se ish-bashkëshorti i saj e ka kërcënuar se do ta vrasë.
Sinjali mëson se motivi i kanosjes dyshohet se është pikërisht vendimi i saj për t’u divorcuar nga ai.
Këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/