image "Kam 1 vit e gjysmë i lidhur, hyra në Përputhen vetëm për famë", ish-konkurrenti plas bombën

Bota e Yjeve

“Kam 1 vit e gjysmë i lidhur, hyra në Përputhen vetëm për famë”, ish-konkurrenti plas bombën

news image

Menjëherë pas daljes nga programi qarkulloi nëpër portale një foto e Ervin Koxherrit me missi-n shqiptar, Damaljanta Gjergji, duke lënë të kuptohej se mes tyre kishte nisur një lidhje dashurie.

Në daljen e tyre të parë, Ervini dhe Damaljanta treguan për “Ftesë në 5” se janë veç shokë dhe mes tyre nuk ka ekzistuar kurrë një histori dashurie.

Më tej Ervini sqaroi se gjatë kohës që u publikuan lajmet ka qenë në një lidhje dashurie me një vajzë tjetër.

I pyetur nga Bieta ai rrëfeu se kishin 1 vit e gjysmë bashkë dhe kishin rënë dakord për hyrjen e tij në Përputhen.

“Ne bëmë kompromis kur hyra unë në Përputhen, sepse qëllimi i hyrjes sime atje ishte muzika”, u shpreh ai.

Ervini pohoi se tashmë janë ndarë, madje kënga e tij e fundit ishte një dedikim për të. /GazetaSinjali/