Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia në Greqi pasi janë kapur me më shumë se 29 kg kanabis në çanta udhëtimi.
Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, u arrestuan në një zonë malore në zonën e Follorinës nga policia kufitare.
Siç raportohet, shqiptarët kryesisht të moshës 33, 45 dhe 50 vjeç, ishin futur në Greqi në këmbë, ndërkohë që në çanta kishin 29 pako me kanabis secila me peshë 1 kg.