image Kalojnë kufirin ilegalisht, arrestohen dy shtetas të Serbisë në Kamenicë

Siguri

Kalojnë kufirin ilegalisht, arrestohen dy shtetas të Serbisë në Kamenicë

news image

Dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër të nacionalitetit serb kanë kaluar ilegalisht kufirin dhe kanë hyrë në Kosovë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se në fshatin Novosellë të Kamenicës janë arrestuar të dyshuarit pasi që kanë shmangur vendkalimet e rregullta kufitare kanë hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Serbisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/