image Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, ndalohet nga Policia e Kosovës

Siguri

Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, ndalohet nga Policia e Kosovës

news image

Në fshatin Novosellë të Komunës së Kamenicës, dje rreth orës 08:30 është ndaluar një veturë me targa të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari, shtetas i Serbisë, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kalim Ilegal i kufirit”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari ka hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur kontrolleve kufitare.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari në procedurë të shpejtë të dërgohet në gjykatë.

/Gazeta Sinjali/