image Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, i konfiskohet vetura në Leposaviq

Siguri

Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, i konfiskohet vetura në Leposaviq

news image

Policia e Kosovës njofton se një person ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë të martën, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e ka ndaluar veturën e të dyshuarit në Leposaviq dhe gjatë kontrollit i është gjetur material plastik pa dokumentacion.

Vetura është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

Leposaviq 22.09.2020-08:50. Njësiti patrullues ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin  Serbi –Kosovë. Gjatë kontrollit i është gjetur material plastik pa dokumentacion . Vetura është konfiskuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/