Një person është gjetur pa shenja jete para pak minutash afër Fakultetit Teknik në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është hasur pa shenja jetë nga kalimtarët e rastit.
Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
Gazeta Sinjali po pret përgjigje nga Policia e Kosovës.
Ne do t’iu mbajmë të informuar për detajet e rastit.