image Kalimash: Shoferi nga Kosova përplaset me atë nga Shqipëria, një i vdekur dhe dhe katër të lënduar

Shqipëri

Kalimash: Shoferi nga Kosova përplaset me atë nga Shqipëria, një i vdekur dhe dhe katër të lënduar

news image

Një aksident ka ndodhur në tunelin e Kalimashit. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është regjistruar një viktimë dhe dyshohet për katër të plagosur.

“Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”, njofton policia. 

/GazetaSinjali/