image Kajtazi godet zv/ministrin Sallahu: Pse kurrë nuk po reagon që s’po mbahen seancat kundër vëllait tënd të akuzuar për fajde

Drejtësi

Kajtazi godet zv/ministrin Sallahu: Pse kurrë nuk po reagon që s’po mbahen seancat kundër vëllait tënd të akuzuar për fajde

news image

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka shkruar lidhur me dështimin e një seance gjyqësore lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt, duke fajësuar edhe Odën e Avokatëve të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, karshi kësaj deklarate ka reaguar gazetari, Vehbi Kajtazi, i cili ia përmendi Sallahut se vëllai i tij është i akuzuar për fajde.

“Zv.ministri i drejtesise, Blerim Sallahu, paska reagu per deshtimin e serishem te mbajtjes se nje seance per vrasje. Megjithate, Sallahun kurre nuk e degjuam te reagoje se pse nuk po mbahet asnje seance gjyqesore kunder vellait te tij te akuzuar per fajde. #Drejtesipertegjithe!”, ka shkruar Kajtazi në Twitter.

Sallahu në një postim në Facebook tha se interesat e ngushta personale e grupore të cilat po shtyhen përpara, po e pamundësojnë zhvillimin e rregullt e të ligjshëm të seancave gjyqësore

Sot ishim përsëri dëshmitarë të një ndërhyrje eklatante ndaj sistemit të drejtësisë. Interesat e ngushta personale e grupore të cilat po shtyhen përpara, po e pamundësojnë zhvillimin e rregullt e të ligjshëm të seancave gjyqësore. Ky është pengim i drejtësisë dhe cënim i drejtpërdrejtë i saj. Fatkeqësisht, palë në këtë proces të kundërligjshëm po bëhet edhe Oda e Avokatëve të Kosovës, që nuk po e zbaton vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës dhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 23.12.2021, nr. 16/50. Me këto veprime, qartazi po shpërfaqet se pjesëtarë të caktuar të udhëheqësisë së Odës, janë të ndikuar“, deklaroi Sallahu.

/GazetaSinjali/