Ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz iu nënshtrua testeve mjekësore me Chelsean të dielën, raporton Bild.
Sulmuesi i ri gjerman ka qenë një objektiv prej kohësh për Blutë me një marrëveshje që tani është afër përfundimit.
Ky ka qenë një afat kalimtar shumë produktiv për ekipin e Lampard, duke sjellë pranë vetes futbollistë tejet kualitativ dhe pretendojnë titullin e kampionit në sezonin e ardhshëm./Gazeta Sinjali/