image Kadrijaj: VV i mashtroi qytetarët, u tërhoq nga reciprociteti

Politikë

Kadrijaj: VV i mashtroi qytetarët, u tërhoq nga reciprociteti

news image

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit lidhur me reciprocitetin me vendet fqinje dhe Serbinë.

“Kryeministri Kurti para zgjedhjeve deklaronte në lidhje me reciprocitetin “Është̈ çështje ditësh apo javësh, e kurrsesi muajsh”. “Ndër gjërat e para që do ta bëjmë̈”. Sot, Ministrja Rozeta Hajdari deklaron “Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë reciprocitetin, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonal”. Lëvizja Vetëvendosje, gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar shumë pro reciprocitetit me Serbinë̈ dhe kur sot ata e kanë të gjithë pushtetin në krahët e tyre, ata nuk janë më për reciprocitet, sepse ata tashmë janë të komoduar në karriget e pushtetit dhe reciprociteti me Serbinë̈ ka qenë vetëm një farsë për ta arritur qëllimin e tyre. Kjo ka vetëm një epilog: mashtrim, hipokrizi dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kadrijaj në një status në Facebook.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi sot se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me asnjë vend fqinj por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes shteteve.

/GazetaSinjali/