image Kadrijaj thumbon partitë: Mendojnë se babai ua ka lënë bastionet
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Kadrijaj thumbon partitë: Mendojnë se babai ua ka lënë bastionet

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, thotë se çështja e bastioneve të partive politike është shndërruar në “mesele”.

Ajo përmes një postimi në Facebook shkruan se Kosova është vend i lirë dhe se përcaktimi politik i qytetarëve është e drejtë e tyre kushtetuese.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:           

Kjo puna e bastioneve eshte bere mesele. Disa parti kujtojne se ja u ka lane baba keto fare bastionesh dhe idhnohen ne momentin kur nje parti tjeter behet e forte ne te ashtuquajturat bastionet e tyre.  Po ky vend eshte i lire o njerez dhe percaktimi politik eshte e drejte kushtetuese.  A ka sen ma pa la lidhje se me thane dikush na u ka perzi Aleanca ne Malisheve, a ne Gjilan, a ne Drenas, thu ti qe u kemi hy ne toke te babes…