Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, thotë se çështja e bastioneve të partive politike është shndërruar në “mesele”.
Ajo përmes një postimi në Facebook shkruan se Kosova është vend i lirë dhe se përcaktimi politik i qytetarëve është e drejtë e tyre kushtetuese.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Kjo puna e bastioneve eshte bere mesele. Disa parti kujtojne se ja u ka lane baba keto fare bastionesh dhe idhnohen ne momentin kur nje parti tjeter behet e forte ne te ashtuquajturat bastionet e tyre. Po ky vend eshte i lire o njerez dhe percaktimi politik eshte e drejte kushtetuese. A ka sen ma pa la lidhje se me thane dikush na u ka perzi Aleanca ne Malisheve, a ne Gjilan, a ne Drenas, thu ti qe u kemi hy ne toke te babes…