image Kadrijaj: Projektbuxheti i vitit 2022 kryekëput në bazë të interesave politike

Politikë

Kadrijaj: Projektbuxheti i vitit 2022 kryekëput në bazë të interesave politike

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, duke folur për Projektbuxhetin për vitin 2022, tha se ai buxhet është përgatitur në bazë të interesave politike të partisë në pushtet.

Sipas saj, ky buxhet është farsë dhe mashtrime sepse sipas saj, janë ulur investimet në shëndetësi dhe arsim dhe janë rritur ato në asfalt.

Ky buxhet i paraqitur sot para këtij Kuvendi do të duhej të ishte buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët duke e ditur që vendi ynë po hynë në vitin e dytë me pandeminë ky buxhet do të duhej t’i dedikohej plotësisht mirëqenies dhe fuqizimi ekonomik të qytetarëve tanë. Buxheti të cilin ju sot po e paraqitni para këtij Kuvendi është kryekëput buxhet i përgatitur në bazë të interesave politike të partisë në pushtet, ky buxhet është diskriminues për një pjesë të madhe të qytetarëve dhe si i tillë veç i qytetarëve dhe për ta nuk është“, tha ajo.

/GazetaSinjali/