image Kadrijaj i reagon Osmanit: Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd

Kosovë

Kadrijaj i reagon Osmanit: Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd

news image

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka reaguar ndaj ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, e cila pak më herët shkarkoi katër konsuj, shkruan Gazeta Sinjali.

Kadrijaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova po e pret edhe shkarkimin e bashkëshortit të Vjosës, që sipas saj “gjithë ditën rrin në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”.

“Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rrin në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”, shkroi Kadrijaj.

Ndryshe, Prindoni është bashkëshorti i Vjosës dhe është udhëheqës i një departamenti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili mbulon SHBA-në.

/Gazeta Sinjali/