Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën e qeverisjes, raporton Gazeta Sinjali.
Në seancën e sotme të Kuvendit, derisa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, po debatonin me deputetë, Kadrijaj tha se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë të instaluar USB në kokë.
Andaj, sipas saj, ata ende po mendojnë se janë opozitë dhe po kritikojnë opozitën.
Ajo tha se Qeveria Kurti po shpallë “armik të popullit” këdo që po e kritikon këtë qeveri dhe po të kishte mundësi, Kadrijaj thotë se ekzekutivi do t’i dërgonte të gjithë kundërshtarët politikë në gjykata dhe në burgje./Gazeta Sinjali/