Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ka deklaruar se partia në pushtet nuk mund të vazhdojë të luajë rolin e të pafajshmit.
Sipas saj, me të ardhur në pushtet, Vetëvendosje ka vrarë pafajësinë.
“E keni vra pafajësinë kur keni ardh në pushtet. Mos dilni me luajt rolin e të pafajshmit, sepse jeni mbushë me mëkate“, tha Kadrijaj.
Tutje ajo akuzoi koalicionin qeverisës për mos trajtimin dhe mos miratimin e Projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave dhe Ligjin për pagat.