Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se kjo parti do të votojë kundër Projekt Kodit të Ri civil ku parashihen edhe martesat në mes të gjinive të njëjta.
“Ne si AAK jemi e vetmja parti që nga fillimi jemi deklaruar se vota jonë për këtë projektligj do të ketë jo dhe do të vazhdojmë që të votojmë kundër”, tha ajo.
Më tutje, deputetja e AAK-së kritikoi pozitën dhe qeverinë se shumë persona e prezantuan këtë Projekt Kod.
“Shumë mirë, sot shumë veta na e prezantuat një projektligj sepse praktikat parlamentare thonë se vjen ministrja de prezanton ,por e prezantoi edhe kryeministri dhe deputet nga mazhoranca. Nuk është hera e parë që po sillni në Kuvend projektligje që ju vet i keni kundërshtu, sepse ju edhe plot marrëvehsje ndërkombëtare sa ishin ë opozitë i keni kundërshtu”, tha ajo.
Deputetja e AAK-së deklaroi se qeveria dhe pozita nuk po ka koordinim lidhur me miratimin e këtij Projekt kodi.