Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Kadri Veseli, ka biseduar sot me banorët e Roganës dhe Koretinit të Kamenicës lidhur me programin zgjedhor të kësaj partie.
Mbylljen e shkollave e ka shfrytëzuar për fushatë politike.
Veseli me këtë rast u zotua se në fokusin e qeverisjes së tij do të jetë gjithmonë qytetari kudo që ai jeton, për t’ia përmirësuar jetesën dhe ngritur mirëqenien, dhe jo për “t’ia vështirësuar jetën me mbyllje të shkollave”, duke aluduar kështu në vendimin e kreut të Kamenicës Qëndron Kastrati për mbylljen e 19 shkollave.
“Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare për ta zhvilluar jetën e tyre atje, shkruan Veseli në llogarinë e tij personale në Facebook./Gazeta Sinjali/