image Kadaj-Bujupi reagon pas shkarkimit të Osmanit: Nuk ka vend për gratë e forta

Politikë

Kadaj-Bujupi reagon pas shkarkimit të Osmanit: Nuk ka vend për gratë e forta

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dje është shkarkuar nga posti i nënkryetarës dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan Gazeta Sinjali.

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Nuk ka vend për gratë e forta”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Kujtojmë se, 70 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së mbrëmë aprovuan shkarkimin e Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë dhe anëtare e këtij këshilli.

Në këtë pozitë Osmani ishte zgjedhur më 27 gusht të vitit të kaluar, për të qëndruar deri mbrëmë, gati 10 muaj pas zgjedhjes./Gazeta Sinjali/