image Kabineti qeveritar takohen në Sharr, diskutohet për programin qeverisës

Kosovë

Kabineti qeveritar takohen në Sharr, diskutohet për programin qeverisës

news image

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ka thënë se kabineti qeveritar janë në Sharr dhe do të diskutojnë Programin Qeverisës 2020-2023.

Sipas Hotit, gjatë këtij takimi do të specifikohen masat që do të ndërmarrin për ta rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë.

“Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera” , ka thënë Avdullah Hoti.

Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së djeshme se njëra nga çështjet ­që do të diskutohet gjatë ditës në këtë takim gjithë-ditor, do të jetë marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe VV-së.

Po ashtu temë diskutimi pritet të jetë edhe programi i Qeverisë si dhe përgatitja e ministrave.

Siç mëson Gazeta Sinjali në këtë takim marrin pjesë; Albin Kurti, Haki Abazi, Avdullah Hoti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Lumir Abdixhiku, Besnik Bislimi, Vlora Dumoshi, Rozeta Hajdari, Anton Quni, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Arben Vitia, Blerim Reka, Emilja Redzepi, Dalibor Jevtiq, Ivan Milojeviç. /Gazeta Sinjali/