image Albin Kurti i ‘izolon’ nesër zv/kryeministrat dhe të gjithë ministrat në Prevallë – këto janë arsyet

Kosovë

Albin Kurti i ‘izolon’ nesër zv/kryeministrat dhe të gjithë ministrat në Prevallë – këto janë arsyet

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zv/kryeministrat dhe të gjithë ministrat në Qeverinë Kurti, pritet të mblidhen nesër, për të qëndruar gjatë gjithë ditës në Hotel Sharri në Prevallë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali nga burime të sigurta ka marrë informacionet se zv/kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, në emër të Kurtit ka ftuar zv/kryeministrin tjetër, Avdullah Hotin dhe të gjithë ministrat në Qeverinë Kurti që të mblidhen nesër në Prevallë.

Takimi pritet të jetë gjithë-ditor dhe do të fillojë që nga ora 9:00 e mëngjesit, ndërsa nuk dihet se kur do të përfundojë.

Gazeta Sinjali mëson se njëra nga çështjet ­që do të diskutohet gjatë ditës së nesërme në këtë takim gjithë-ditor, do të jetë marrëveshja për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe VV-së.

Po ashtu temë diskutimi pritet të jetë edhe programi i Qeverisë si dhe përgatitja e ministrave.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë; Albin Kurti, Haki Abazi, Avdullah Hoti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Lumir Abdixhiku, Besnik Bislimi, Vlora Dumoshi, Rozeta Hajdari, Anton Quni, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Arben Vitia, Blerim Reka, Emilja Redzepi, Dalibor Jevtiq, Ivan Milojeviç./Gazeta Sinjali/