Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe kabineti i tij për dy muaj kanë shpenzuar gati katër herë më pak se sa që kishte shpenzuar ish-ministri Behgjet Pacolli dhe kabineti i tij gjatë vitit të kaluar.
Sipas shpenzimeve të publikuara të MPJD-së, për dy muaj Konjufca dhe kabineti i tij shpenzuan 3 mijë e 193 euro, 10 mijë e 764 euro më pak se paraardhësi i tij në këtë pozitë i cili për dy muaj kishte shpenzuar 13 mijë e 957 euro.
Ndërsa, nëse llogaritet për një muaj, Pacolli kishte shpenzuar mbi 5 herë më shumë se Konjufca. Një muaj me Behgjet Pacollin në krye të diplomacisë kosovare, buxhetit të shteti i kishte kushtuar hiq më pak se 6 mijë e 978 euro. Kurse, për një muaj në krye të MPJD-së Glauk Konjufca ka shpenzuar 1596 euro. /Gazeta Sinjali/