Këngëtarja e me famë botërore, Rita Ora, ka marrë shumë vëmendje së fundmi nga mediat e huaja dhe shkak është bërë një intervistë e saj për Louis Theroux.
Gjatë kësaj interviste, Rita Ora është shprehur se ajo nuk është “Becky With The Good Hair”. E thënë ndryshe, artistja e famshme ka mohuar akuzat se ka qenë në një marrëdhënie me Jay-Z, teksa ky i fundit vijonte martesën me yllin e muzikës, Beyonce.
Nga kënga e Beyonce-s, ajo theksonte se burri i saj e kishte tradhtuar me “Becky”-n dhe asokohe lindën dyshime se femra në fjalë mund të ishte Rita Ora.
Më pas ajo insistoi se kishte publikuar një foto në ‘Snapchat’ , ku shfaqej me bikini me limon, që në fakt sipas saj, ishte totalisht rastësi. Madje, edhe tek gjerdani “J” në foto ishte një “r” që ishte ndryshuar qëllimisht nga dikush tjetër, theksoi Rita.
“Betohem. Dhe nuk ishte një ‘J’ ishte një ‘r’. Ata e rrotulluan dhe dukej si ‘J’”.
Më tej, këngëtarja theksoi se njerëzit tashmë janë shumë të interesuar për jetën e saj personale.
“Ndjehem sikur të gjithë janë të interesuar për jetën time personale, pasi çdo gjë tjetër nuk është mjaft e denjë, gjë që ndonjëherë është zhgënjim sepse kam gjithashtu shumë kredenciale për të ruajtur respektin tim”, vijoi ajo më tej.