Leanza Cornett, e cila kishte fituar titullin e “Miss Amerika” në vitin 1993, ka vdekur.
Vdekja e Cornett u konfirmua nga kompeticioni i “Miss Amerika”, në një deklaratë të dhënë të mërkurën.
“Është shumë e dhimbshme që kompeticioni ‘Miss Amerika’ po transmeton lajmin për vdekjen e ‘Miss Amerika’ dhe mikes tonë të dashur, Leanza Cornett”, thuhet në njoftimin e tyre. “Leanza kishte një shpirt të ndritshëm e të bukur dhe ishte e mahnitshme. Ju e dini që ajo kishte vlerë të shumë njerëz, e po ashtu edhe tek ju”.
“Ne jemi të tmerruar nga kjo humbje e papritur në familjen e kompeticionit tonë ‘Miss America’ dhe ndihemi shumë keq për familjen dhe miqtë e saj”, vazhdon njoftimi.
Organizata ndërkohë deri më tani nuk tregoi ndonjë shkak të vdekjes së saj.
Sidoqoftë, News 4 në Jacksonville, Florida, qyteti i lindjes së Cornett, raporton se ajo pësoi një lëndim në kokë më 12 tetor.
Leanza ka lindur në Virxhinia ndërsa është rritur në Florida. Ajo fitoi titullin si “Miss Florida” në vitin 1992, përpara se ta rrëmbente kurorën për “Miss Amerika”.
Ajo ishte e martuar me aktorin dhe ish-prezantuesin e “Entertainment Tonight”, Mark Steinees në vitet e 90-ta.
Çifti u divorcuan në vitin 2013 dhe kanë dy fëmijë së bashku: Kai, 18 vjeç dhe Avery, 16 vjeç. /Gazeta Sinjali/