image K-391, Alan Walker dhe Ahrix publikojnë projektin e ri "End of Time"

Muzikë

Muzikë/ K-391, Alan Walker dhe Ahrix publikojnë projektin e ri “End of Time”

news image

Tre nga prodhuesit elektronikë më favorit në botë, K-391, Alan Walker dhe Ahrix e kanë publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “End of Time” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.

Producentët në përshkrimin e këtij projekti e kanë lënë një mesazh për fansat si dhe producentët e tjerë.

“Me ‘End of Time’, ne dëshirojmë t’i shfaqim respekt të gjithë producentëve që kanë punuar para neve, gjithashtu duke iu dhënë një mundësi producentëve të ri”, thuhet në mesazhin nga K-391, Alan Walker dhe Ahrix.

“End of Time”, është publikuar në kanalin zyrtar të K-391 në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/