image Juventusi vendos për Buffonin

Futboll

Juventusi vendos për Buffonin

news image

Kontrata e Gigi Buffon me Juventus skadon në fund të këtij muaji, por sipas mediave lokale, portieri me përvojë nuk ka ndërmend të përfundojë karrierën e tij.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po përgatisin një kontratë të re një vjeçare.

Kjo do të thotë që karriera e e Buffon do të zgjasë 23 vjet, ai bëri debutimin e tij për Parmën në 1995.

Përveç Juventus dhe Parma, ai mbrojti për një sezon në PSG, ndërsa mbrojti portën e ekipit të Kombëtares italiane për gati dy dekada, duke fituar titullin botëror në 2006.

/Gazeta Sinjali/