image Juventusi rrëmben kreun e grupit, Chelsea dështon ndaj Zenitit

Futboll

Juventusi rrëmben kreun e grupit, Chelsea dështon ndaj Zenitit

news image

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në grupin H, raporton Sinjali Sport.

Chelsea barazoi me Zenitin në duelin dramatik në Rusi që përfundoi me rezultat 3-3.

Timo Werner me dy gola e një asistim te Lukaku ishin realizatorët për blutë, kurse Claudinho, Serdar dhe Erokhin për vendasit i shënuan golat.

Në përballjen tjetër Juventusi triumfoi në shtëpi ndaj Malmos me rezultat minimal 1-0.

Moise Kean e realizoi golin e vetëm në këtë takim.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Juventusi e rrëmbeu kreun e tabelës me 15 pikë, përderisa Chelsea me 13 pikë zbriti në vendin e dytë.

Zenit kualifikohet për në Europa League, kurse Malmo në shtëpi. /Gazeta Sinjali Sporti/