image Juventusi në bisedime me De Ligt për rinovimin e kontratës

Futboll

Juventusi në bisedime me De Ligt për rinovimin e kontratës

news image

Juventus është në bisedime me mbrojtësin Matthijs de Ligt për një kontratë të re, sipas raportimeve në Itali.

Të hënën, një delegacion i Biankonerëve u takua me Rafaela Pimenta, avokate dhe e besuar prej kohësh e ish-agjentit Mino Raiola, i cili përfaqëson objektivin e transferimit Paul Pogba.

Më vonë atë ditë, CEO i Juventusit, Maurizio Arrivabene tha se takimi nuk kishte të bënte me Pogban pasi klubi fillimisht do të fliste me Manchester United, ku francezi ka një kontratë që skadon në fund të sezonit.

Dhe Goal raporton se në mesin e diskutimeve që u zhvilluan të hënën ishte edhe negociata për zgjatjen e kontratës për De Ligt deri në vitin 2026. Kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2024.

Juve fitoi garën për të nënshkruar me mbrojtësin holandez në vitin 2019 mes një morie konkurrence nga skuadrat në Angli, Spanjë dhe Gjermani.

Me kapitenin Giorgio Chiellini që njoftoi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, De Ligt shihet si e ardhmja e mbrojtjes së klubit.

Në Juve, 22-vjeçari ka fituar një Serie A, Coppa Italia dhe Supercoppa.

/GazetaSinjaliSport/