image Juventusi me plan për transferimin e Pogbas gjatë verës

Futboll

Juventusi me plan për transferimin e Pogbas gjatë verës

news image

Juventusi raportohet se ka vendosur që të tentojë transferimin e Paul Pogbas gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Sporti në Sinjali.

Mesfushori francez vazhdon të jetë i lidhur me një rikthim në Torino, por ky rikthim nuk pritet të ndodhë gjatë janarit.

‘Calciomercato’ shkruan se kampioni në fuqi italian do tentojë rikthimin e 27 vjeçarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Pogba besohet se nuk është i lumtur te ‘Djajtë e Kuq’ dhe pëlqen largimin. Për të interesim ka shprehur edhe Real Madridi e Paris Saint-Germaini.

Paul Pogba ka kontratë të vlefshme me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2022. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 65 milionë euro.

/Sporti në Sinjali/.