image Juventusi i ofron kontratë tre-vjeçare Pogbas për ta rikthyer në Torino

Futboll

Juventusi i ofron kontratë tre-vjeçare Pogbas për ta rikthyer në Torino

news image

Juventusi duken gjithnjë e më optimist për rikthimin e Paul Pogbas në Torino.

Mediumi britanik Goal konfirmon se Paul Pogbas i është ofruar një marrëveshje trevjeçare nga Juventusi, për të vulosur potencialisht një rikthim në Torino përpara largimit të tij të pritshëm nga Manchester United këtë verë.

Kontrata e francezit përfundon në Old Trafford në fund të qershorit dhe ai pritet gjerësisht të largohet pas gjashtë sezoneve frustruese në Teatrin e Ëndrrave.

Një rikthim në Juventus, ku ai më parë ka luajtur përpara se të kthehej në United për një periudhë të dytë në vitin 2016, duket të jetë një nga opsionet e mundshme për të ardhmen e tij dhe tani gjigantët italianë kanë paraqitur një ofertë zyrtare për lojtarin.

Biankonerët po përgatisin një kontratë për tre vjet që do ta lidhte fituesin e Kupës së Botës në Torino deri në fund të sezonit 2024-25.

Goal kupton se klubi do t’i paguante Pogbas një pagë vjetore prej 7.5 milionë euro, dhe do të vinte me një listë bonusesh për mesfushorin.

Megjithatë, Pogba thuhet se ka kërkuar 11 milionë euro, duke lënë një pengesë mes lojtarit dhe klubit në paketat përfundimtare të pagave.

Ylli francez u bashkua për herë të parë me Biankonerët në vitin 2012 dhe kaloi katër vite të suksesshme me Zonjën e Vjetër, pa dyshim duke shijuar futbollin e tij më të mirë të klubit në ngjyrat e tyre ikonike.

/GazetaSinjaliSport/