image Juventus pastër fiton ndaj Lazios, Bonucci heroi me dy gola

Futboll

Juventus pastër fiton ndaj Lazios, Bonucci heroi me dy gola

news image

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Lazios në udhëtim, e vlefshme për xhiron e 13-të në Serie A.

Ishte Leonardo Bonucci i cili shënoi dy golat nga penalltia, nga një në secilën pjesë.

Fillimisht, qendërmbrojtësi italian shënoi në minutën e 23-të, kurse golin e dytë nga pika e bardhë e realizoi në të 83-tën.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër Lazio gjendet i pesti me pikë të njëjta me “Zonjën e Vjetër”.  /Gazeta Sinjali Sporti/