Këngëtari i njohur me famë botërore, Justin Bieber e ka publikuar albumin e tij më të ri.
Albumi titullohet “Changes” dhe përmban 17 këngë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Changes”, i cili është albumi i pestë i artistit përmban edhe bashkëpunime me artistët e tjerë të njohur si: Post Malone, Quavo, Travis Scott, Khelani dhe Lil Dicky.
Albumi është publikuar në të gjitha platformat online dhe qysh në orët e para ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/