image Noizy zbulon titullin e albumit të ri

Bota e Yjeve

Noizy zbulon titullin e albumit të ri

news image

Noizy, si duket nuk e ka ndërmend të ndalet me projekte muzikore, shkruan Gazeta Sinjali.

Kohëve të fundit ai ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm, me pothuajse të gjitha të rejat që ka sjell në treg.

Tani reperi ka vendosur që të mahnit fansat e tij, duke publikuar kështu albumin e katërt me radhë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, teksa komentet e ndjekësve të tij ishin shumica pozitive.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Noizy ka zbuluar se albumi i tij do të titullohet “Alpha”.

Ai përndryshe nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër, pasi që ende nuk i dihet edhe data e kësaj prodhimtarie.  /Gazeta Sinjali/