Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber më 14 shkurt do ta publikojë albumin e radhës, transmeton Gazeta Sinjali.
Albumi titullohet “Changes” dhe është albumi i parë pas 5 vitesh, që prej kur u publikua “Purpose”.
“Albumi im i ri do të lansohet më 14 shkurt”, shkroi ai në një postim të tij në Instagram.
Albumi i fundit i publikuar nga Justin Bieber ishte “Purpose” dhe ishte publikuar më 13 nëntor të vitit 2015.
Ndryshe, ky është albumi i pestë me radhë i artistit të njohur kanadez./Gazeta Sinjali/