Këngëtari i njohur me famë botërore, Justin Bieber, ka treguar se do të kthehet fuqishëm në industrinë muzikore.
Artisti ka paralajmëruar këngën e re që titullohet “Yummy”, e cila do të publikohet më 3 janar, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë ai e ka bërë përmes një videoje të publikuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube, ku numëron mbi 47.7 milionë ndjekës.
Me një video që zgjatë 1 minutë e 29 sekonda, artisti krahas këngës së re e ka paralajmëruar albumin e ri, një dokumentar, si dhe turneun muzikor.
Videoja ka arritur mbi 4 milionë klikime në YouTube dhe pozicionohet në pozitën e katërt “trending”, në këtë platformë./Gazeta Sinjali/