Hailey Bieber festoi 23-vjetorin e lindjes të premten. Supermodelja mori urime dhe dhurata të shumta. Por më e veçanta ishte ajo e Justin Bieber, i cili nuk heziton të tregojë çdo moment dashurinë nga bashkëshortes së tij.
Ylli i popit publikoi një foto nga dasma e tyre në shtator me një premtim të guximshëm.
“Gëzuar ditëlindjes. Ti bën që të dua të jem mirë çdo ditë. Mënyra se si ti jeton është kaq tërheqëse,”-shkroi Justin në përshkrimin e fotos.
Ndërsa shtoi: “Sezonin tjetër do kemi fëmijë.”
Çifti u martua fillimisht në shtator 2018 në një gjykatë në New York ndërsa këtë vit bënë një ceremoni madhështore./Gazeta Sinjali/