image "Ju raftë sida dhe kanceri", shpërthen kandidati i PDK-së që nuk u zgjodh deputet

Politikë

“Ju raftë sida dhe kanceri”, shpërthen kandidati i PDK-së që nuk u zgjodh deputet

news image

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Haki Morina, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor ka një mesazh për të gjithë ata që nuk e votuan, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Morina tha se të gjithë ata që që i kanë premtuar se do ta votojnë e që nuk e kanë votuar, shpreson se do të infektohen me COVID-19.

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju raftë kanceri, sida dhe COVID-19”, shkroi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/