Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrja nga Amerika për ta parë filmin “Zgjoi” dhe për ta mbështetur atë.
Ajo ka marrë pjesë mbrëmë në premierën e këtij filmi të drejtuar nga Blerta Basholli, bashkë me Dua Lipën, ekipin dhe Fahrije Hotin.
Osmani tha se ky film është një ilustrim mjeshtëror i luftës dhe triumfit të popullit të Kosovës.
“E kënaqur që mora pjesë në premierën e “Zgjoi” në Amerikë mbrëmë, së bashku me Dua Lipën, ekipin dhe Fahrije Hotin. Kandidati i Kosovës për Oscar 2022 është një ilustrim mjeshtëror i luftës dhe triumfit të popullit tonë. Ju ftoj të gjithëve ta shikoni, ju ftoj të gjithëve ta mbështesni”, ka shkruar presidentja në Instagram./GazetaSinjali/